BotaLajme

Alarm në Britani, izolohen shpendët, ekspertët: Ndiqni masat, ky mund të jetë shpërthimi më i madh i virusit

Anglia po përballet me një gjendje alarmante sa i takon përhapjes së virusit të shpendëve.

Siç raporton edhe gazeta prestigjoze “The Sun”, masat do të shtrëngohen. Të gjithë shpendët do të izolohen deri në një lajmërim të dytë nga ekspertët. Masat kombëtare të strehimit, të cilat u njoftuan javën e kaluar dhe po vihen që prej ditës së sotme në zbatim, kanë për qëllim parandalimin e ndërveprimit të zogjve shtëpiak me shpendët e egër.

Këto masa do të ndihmojnë në ndalimin e përhpajes së visrusit të shpendëve e cila ka shpërthyer pothuajse gjithë zonat e banimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë konfirmuar më shumë se 200 raste në ambiente tregtare, ferma të vogla dhe në shpendë kafshë shtëpiake që nga tetori i vitit të kaluar.

Qeveria tha se të gjithë duhet t’i mbajnë zogjtë e tyre brenda, pavarësisht nga lloji i zogut apo numri i mbajtur. Gjithashtu, atyre u kërkohet të ndjekin masa të tjera të biosigurisë të mandatuara nga Zona e Parandalimit të Gripit të Shpendëve (AIPZ) në çdo kohë për të mbrojtur tufën e tyre dhe për të parandaluar rrezikun e shpërthimeve të ardhshme .

Këto përfshijnë pastrimin dhe dezinfektimin e këpucëve dhe veshjeve para dhe pas kontaktit me zogjtë, reduktimin e lëvizjes së njerëzve në ambiente dhe ruajtjen e shtratit siç duhet në mënyrë që të mos kontaminohen nga zogjtë e egër .

Qeveria ka paralajmëruar pronarët se gripi i shpendëve mund të vrasë zogjtë e shtëpisë nëse nuk merren masa. Masat e reja po futen pasi sëmundja u konfirmua në mbi 90 ambiente dhe është gjetur në më shumë se 200 zogj të egër të ngordhur që nga fillimi i tetorit.

Show More

Related Articles

Back to top button