Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 145 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 40 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.