LajmeMaqedoni

Sot zgjedhja e shefit të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, 4 kandidatë në garë

Sot do të mbahen zgjedhjet për shefin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilat të drejtë vote kanë të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rreth 160 prokurorë do të kenë mundësinë të votojnë për herë të parë, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në qendrat e votimit në prokuroritë e larta, përcjell INA.

Votimi do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, më pas procesverbali do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku do të përmblidhen rezultatet.

Deri më tani askush nuk është ankuar për presione, ndikime apo parregullsi të tjera.

Në garën për të parin e kësaj prokurorie janë: ish kryetarja e suspenduar e kësaj prokurorie, Vilma Ruskovska, Islam Abazi, Edmond Neziri dhe Desa Paunovska.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button