Ka përfunduar gjykimi për çështjen e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Për rrjedhojë kanë fituar pafajësinë ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela, pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona dhe Artur Terziu.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.
Si pasojë e tërmeti të 2019-ës kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.
Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.