Militantët e Al Shabaab sulmuan një bazë ushtarake somaleze në Somali, saktësisht në rajonin qendror Galgaduud të hënën e 7 nëntorit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi filloi pasi shpërthyen dy bomba në vetura rreth orës 05:00 të mëngjesit, shkruan Reuters.
Pas shpërthimit të bombave, u zhvilluan edhe luftime të ashpra për orë të tëra.
“Al Shabaab dogji edhe stacionin e telekomunikacionit të qytetit, dhe kështu ai është jashtë transmetimit tani. Ne e dimë se kemi vrarë pesë luftëtarë të Al Shabaab”, shtoi Ahmed Hassan, një oficer ushtarak në qytetin e afërt Bahdo
“Një makinë bombë goditi një kamion ushtarak që ruante hyrjen e bazës, ndërsa tjetra u hodh në erë jashtë”, tha ai.
Autoritetet nuk kanë dalë akoma me një numër të saktë viktimash, por zbuluan se janë plagosur gjithsej nëntë ushtarë.