Samitit i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor është duke u mbajtur sot në Prishtinë.
Aty i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit të tij tha se është i angazhuar që të përmirësohen sa më shumë të drejtat ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian.
“Ky samit ka për qëllim krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesor se si vendet e Ballkani Perëndimor mund të luftojnë diskriminim ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian”, ka thënë Kurti.
“Duhet bashkëpunuar dhe ndarë praktikat institucionale në mënyrë që të rritet mirëqenia e të përmirësohet cilësia e jetës së komuniteteve në vendet e rajonit. Përgjegjësi institucionale, por edhe ndërgjegjësim shoqëror”, ka pohuar Kurti.
Ky samit është duke u organizuar për herë të parë në Kosovës dhe është nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës,
© SYRI.net