LajmeRajon

 Pedagogët nesër protestë, kreu i sindikatës: Qëndrimi s’është zbutur, qeveria fushatë intriguese

 Pedagogët kanë lajmëruar se nesër do të ketë protestë në orën 11:00.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se qëndrimi nga ana e tyre nuk është zbutur dhe se do të vijojnë me protesta dhe bojkot nëse nuk ka reagim nga qeveria.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se ka ndërmarrë një fushatë intriguese kundër tyre që dëmton rëndë sistemin e arsimit të lartë

“Qeveria heshti për arsye të politikës së tij, në vend që t’i përgjigjeshin kërkesave, u përfshinë në një fushatë intriguese duke dëmtuar rëndë institucionin e arsimit të lartë publik. Vijim protestash në të gjitha format, duke pezulluar përkohësisht bojkotin. Në datë 8 ora 11:00 duhet të jemi të gjithë bashkë për arsimin. Nuk është tërheqje, jemi në proces, ka një mendim të gjerë që duhet të vijojë mësimi, një pjesë e profesoriatit thanë se nuk është vendimi për ta ekzekutuar si vendim final. Kryeministri shprehu presion duke intimiduar. Ideja jonë ishte që kjo grevë të ishte sa më e gjerë. Nesër është mundësia e fundit pasi një grup përfaqësuesish do të jenë nesër në komisionin e Edukimit në orën 12:00.

Tre universitete kanë premtuar se do të financojnë 8%, në Shkodër është miratuar 2%, Shkodra nuk ka asnjë shans që të financojë 8%, nuk ka asnjë shans që të financojë financim shtesë, universitetet duhet të financojnë kërkimin shkencor, financimin ne studentëve. Grevë dhe bojkote periodike. Orët janë të zëvendësueshme, java e parë është javë njohjeje, nuk është zbutur qëndrimi, do zhvillohet me protesta periodike dhe bojkot të plotë nëse s’reagon qeveria”, tha Kovaçi.

“U përmbyllën tanimë 9 javë nga dërgimi i Peticionit Autoriteteve Përgjegjëse të firmosur nga mbi 70 % e stafit akademik e administrativ, 7 javë protesta e forume universitare dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor, me synim sensibilizimin e autoriteteve dhe opinionit publik për realizimin e kërkesave plotësisht të drejta të profesoratit dhe stafit ndihmës. Përshkallëzimi i hapave të ndjekur nga punonjësit akademikë, ndihmës-akademikë dhe administrative, erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit dhe arrogancës së autoriteteve, që janë përgjegjëse, për situatën aktuale. E kemi fjalën si për Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse, por dhe për institucionet e arsimit të lartë publik.

Pavarësisht kësaj, kjo periudhë pati një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e arsimit të lartë. Ajo u bë arenë debati publik për çështjet e arsimit të lartë. Dhjetëra emisione televizive e analiza në media u zhvilluan, po ashtu mjaft artikuj në gazeta dhe rrjete sociale u publikuan. Shumë personalitete akademike e të shoqërisë civile shprehen në mënyrë të hapur e me kuraje mendimin e tyre intelektual e qytetar për problematikat e zhvillimit të arsimit të lartë publik. Ndërkohë Parlamenti dhe politika në tërësi nxit dhe e bëri atë çështje të ditës.

Duam të theksojmë dhe një herë se lëvizja intelektuale e punonjësve të IAL-ve publike, e mbështetur nga SPUSH, është lëvizje, që synon t’i shndërrojë universitetet publike në vendin e dijes dhe zhvillimit tërësor të studentit.

Shumë është folur, por pak është bërë për universitetin, i cili duke vepruar si një komunitet studiuesish në shërbim të interesit publik, do duhej të ishte prioriteti i çdo qeverie. Qeveritë në vijimësi nuk po mundësojnë ta sjellin tempullin e dijes në nivelin që meriton. Sot ky tempull, shfaqet me reputacion të lëkundur.

Lëvizjet sindikaliste, në fokus të tyre kane të drejtat e punonjësve dhe në këtë rast, nuk mund të bënte përjashtim as organizimi sindikalist i punonjësve akademikë dhe ndihmës akademikë të arsimit të lartë në vendin tonë.

Duke e parë me sy kritik dhe shqetësim atë që po ndodh brenda mjediseve akademike, bashkarisht konsideruam se mbështetja financiare e cunguar, është me ndikim direkt në cilësinë e shërbimit ndaj studentit, ndaj iu drejtuam Qeverisë, sepse pavarësisht autonomisë, ajo ka detyrimin për ta mbështetur dhe mundësuar cilësinë, dhe certifikon ky institucion.

për habinë e gjithkujt, Qeveria heshti, ose bëri ca zgjidhje kozmetike dhe këto të pasigurta dhe që nuk ndikojnë cilësisht në ndryshimin e gjendjes”, sipas tij.TCH

Show More

Related Articles

Back to top button