Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për situatën në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit u tha gazetarëve se për këtë çështje do të mbajë konferencë për medie, por që nuk e bëri të ditur orën.
Kurti, këto komente i bëri pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e 10 deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në veri.
Dje katër kryetarët bashkë me këshilltarët komunalë kanë dhënë dorëheqje nga këto pozita.
Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga serbët për shkak të vendimit për targa të marrë nga Qeveria e Kosovës.