LajmeMaqedoni

Takimi i ftuar nga Kasami , Thaçi: Në politikë budallenjtë janë më të rrezikshëm se tradhëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka deklaruar se çështja e ndryshimit kushtetues për 20 përqindshin e shqiptareve do të ndodh në momentin e duhur dhe se nuk është aspak momenti sipas tij, që të behët marketing politik me këtë çështje.

Thaçi i pyetur se a do të marr pjesë në takimin e liderve që e thirri Lëvizja Besa, deklaroi se ajo ide është e kopjuar nga PDSH-ja.

Ai madje u shpreh se “Në politikë, budallenjtë janë më të rrezikshëm dhe tradhëtarët”.

Thaçi shtoi se e rëndësishme momentalisht është që çështja e ndryshimit kushtetues për shqiptarët të bëhët temë kryesore tek të gjitha partitë shqiptare.

Show More

Related Articles

Back to top button