Një student 14-vjeçar është arrestuar sapo ka hyrë në Kuvend, pasi është kapur me thikë.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite edukative të një shkolle të mesme nga Argyroupoli, në Parlament .
Me mbërritjen e fëmijëve në ambientet e Kuvendit, mësuesit filluan t’i rreshtonin për të hyrë, por fillimisht kaluan nëpër aparatet me rreze X.
Në një moment të procesit të kontrollit, policia ka vënë re se i mituri mbante thikë.
Ai menjëherë është arrestuar.
© SYRI.net