OBRM-PDUKM sot akuzoi pushtetin se Maqedonia ka inflacionin më të lartë në krahasim me vendet e ish-RSFJ-së.
Nga atje thonë se inflacioni në Maqedoni është 19.8%, dhe kështu më i larti në rajonin e ish-RSFJ-së, Sllovenia ka pothuajse dy herë më pak inflacion se Maqedonia, gjegjësisht vetëm 10%.
“Inflacioni në ushqim dhe pije është 32,4% në Maqedoni, ndërsa 17,2% në Slloveni. Krahasimi është i njëjtë me Serbinë ku inflacioni është 14% dhe Kroacia me inflacion 12.8%.
Kjo tregon se mbi të gjitha, inflacioni i lartë në Maqedoni është rezultat i paaftësisë së qeverisë për t’u përballur me goditjet, por edhe nga mungesa e punës në 5 vitet e fundit”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/