Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen po mbahen zgjedhjet mesme. Amerikanët votojnë për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për 35 nga 100 vendet e senatit. Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat.
Një kompani sondazhesh u jep republikanëve 55% shans për të marrë edhe Senatin dhe 83% gjasa për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët. Ajo parashikon se republikanët do të fitojnë 13 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, pra me një shumicë 225 me 210, dhe një vend në Senat, duke krijuar një shumicë 51 me 49.
Si Presidenti Biden ashtu edhe ish-presidenti Trump kanë bërë fushatë javët e fundit për kandidatët demokratë dhe republikanë. Ish-presidenti Trump, i cili humbi në vitin 2020, ende pretendon për manipulime dhe parregullsi në numërimin e votave.
Zyrtarët dhe kandidatët republikanë në të paktën tre shtete të rëndësishme për betejën elektorale thanë gjithashtu se po përpiqen të përjashtojnë nga numërimi mijëra vota të ardhura me postë, të cilat shpesh janë në masë në mbështetje të demokratëve. Këta të fundit e konsiderojnë këtë një përpjekje partiake për të shtypur të drejtën e votës. Mosmarrëveshjet për këto vota po ndodhin Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, ku presidenti Biden fitoi me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.