LajmeMaqedoni

Pendarovski i uron mirëseardhje, ambasadores së re të SHBA-ve

Presidenti Stevo Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Price Aggeler, përcjell TV21. Pendarovski tha se është i bindur se do të vazhdojë mbështetja e Uashingtonit.

“Mirëseardhje për Ambasadoren e re të SHBA-së Angela Price Aggeler. Jam i bindur se mbështetja nga Uashingtoni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me pritjen e një përfshirjeje edhe më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si garantues i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, në aspekt të pasojave të dukshme në kontinent pas agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës”, shkruan presidenti Pendarovski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button