LajmeMaqedoni

Procedura për hapjen e Kushtetutës në RMV mund të zgjasë deri në gjashtë muaj

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur se procedura për hapjen e Kushtetutës mund të zgjasë nga katër muaj e gjysmë deri në gjashtë muaj, varësisht nga numri i amendamenteve dhe sa do të zgjasë debati pas amendamenteve siç parashihet në afate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë është një teknikë. Sipas Rregullores, ajo procedurë ka afate dhe faza të përshtatshme. Jam i obliguar t’i di procedurat për informim të përgjithshëm”, tha Xhaferi.

Sipas Rregullores së Kuvendit, faza e parë e ndryshimeve në Kushtetutë mund të zgjasë maksimumi 20 ditë pune. Në Komisionin për Çështje Kushtetuese mund të debatohet maksimumi dhjetë ditë dhe maksimumi dhjetë ditë në seancë plenare të Kuvendit. Çdo deputet mund të flasë disa herë, si brenda Komisionit ashtu edhe në seancë plenare, por jo më shumë se 20 minuta në total.

Nëse Kuvendi në seancë plenare me së paku 80 vota merr vendim për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kalon në fazën e dytë – përgatitjen dhe përcaktimin e projekt-amendamenteve. Nga momenti i paraqitjes në Kuvend të projekt-amendamenteve deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Shqyrtimi i secilit projekt-amendament individualisht mund të zgjasë maksimumi tre ditë si në Komision ashtu edhe në seancë plenare./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button