LajmeMaqedoni

Osmani: Duhet t’i kundërshtojnë provokimet dhe ata që nuk duan marrëdhënie të mira në mes Shkupit dhe Sofjes

“Qëllimi i vizitës sime në Sofje është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe përforcimi i bashkëpunimit institucional”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për emisionin “Bota dhe ne” për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

Osmani në intervistë shprehu keqardhjen që ata që tentojnë përkeqësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare fitojnë më shumë rëndësi në të dyja vendet, sesa ajo që është arritur ndërmjet institucioneve.

Ai theksoi se sivjet për herë të parë tregtia mes dy vendeve do të arrijë në një miliard euro, që është rezultat i punës së palodhur të bizneseve në të dy anët e kufirit, por kjo nuk është e dukshme për publikun, por vëmendja përqendrohet te provokimet.

“Nga të dyja palët ka njerëz që krijojnë tensione dhe provokojnë provokime. Ne duhet të kundërshtojmë këto provokime”, tha shefi i diplomacisë.

Sipas Osmanit, duhet të vendoset bashkëpunim jo vetëm mes politikanëve, por edhe ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha segmenteve të shoqërive të dy vendeve, dhe duhet të jetë një lloj rrjeti që do të mbijetojë edhe nëse prishen marrëdhëniet politike./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button