LajmeRajon

Numërohen mbi 220 murale të kriminelit Ratko Mlladiq në Serbi

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi regjistroi më shumë se 220 murale kushtuar të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, nëpër hapësirat publike nëpër Serbi.

Siç raporton Danas, drejtoresha e iniciativës, Sofija Todoroviq, tha se më se 100 qytetarë u kanë dërguar fotografi të muraleve dhe grafiteve të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq. Sipas saj, rreth 60 murale dhe grafite janë vetëm në Beograd dhe se 40 për qind e muraleve janë në institucionet publike në Serbi, përcjell lajmi.net.

Todoroviq tha se gjenocidi në Srebrenicë vazhdimisht mohohet në Serbi dhe se shteti serb nuk dëshiron që të dihet e vërteta. /Lajmi.net/

Show More

Related Articles

Back to top button