Një tërmet me intensitet prej 6.6 gradë sipas shkallës Rihter goditi Nepalin mëngjesin e sotëm, njoftoi Qendra Sizmologjike e vendit, ndërsa mediat lokale raportuan se ka pasur gjashtë viktima.
Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare bëri të ditur më herët se bëhej fjalë për një tërmet me intensitet 5.6 gradë.
Tërmeti ka tronditur qytetarët e Nepalit mëngjesin e sotëm në orën dy të orës lokale dhe është ndjerë edhe në pjesën veriore të Indisë.
Sipas raportimeve të mediave, tërmeti është ndjerë edhe në Nju Delhi dhe zonat përreth.