BotaLajme

Zelensky: Po humbasim 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë

Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë. Shifrat i ka bërë të ditura presidenti i vendit Volodymyr Zelensky në një intervistë për kanalin amerikan Neësmax.

“Situata në Lindje është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime,” tha Zelensky.

Presidenti tha gjithashtu për Newsmax se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.

“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia”, shtoi ai.

“Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze deri në 120-140 kilometra. “

Kujtomë se më herët gjatë të martës presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se një sërë sistemesh raketash do të dërgohen në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sistemet e raketave do të krijojnë kushtet për të lëshuar raketa deri në 80 kilometra, shumë më pak se armatimet me rreze të gjatë që ka kërkuar Zelensky, por shumë më e madhe se çdo gjë që është dërguar në Ukrainë deri më sot.

Në intervistën me Newsmax, Zelensky u shpreh i bindur se raketat do të përdoreshin në Ukrainë, jo në tokën ruse.

Show More

Related Articles

Back to top button