LajmeRajon

Kuvendi i Shqipërisë me seancë dy ditore për buxhetin 2023

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të mërkurë për të diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2023.

Pritet një seancë e gjatë që do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Kuvendi pritet që për këtë çështje të zhvillojë seancë plenare edhe të enjten. Parimisht projektbuxheti është miratuar nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Ende pa u nisur këto dy ditë seancash plenare ka pasur debate lidhur me buxhetin dhe kjo gjë pritet që të ndodhë edhe gjatë zhvillimit të seancave plenare.

Opozita ka kundërshtimet e saj për projektbuxhetin dhe e ka konsideruar buxhet elektoral rritjen e fondeve të bashkive për vitin 2023, vit ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama është shprehur se buxheti i vitit 2023 do të jetë dyfish më i madh se i vitit 2013. Sipas tij, ky është tregues pozitiv i punës së qeverisë./tvklan.al/

Show More

Related Articles

Back to top button