LajmeMaqedoni

Gjenden dy personat e zhdukur në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër majës së Titos. Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur që mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 3 së bashku me kreun e SPB Tetovë i cili gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë aksion-shpëtimit.

“Janë gjetur dy personat e zhdukur në shpatet e malit Sharr në zonën pranë majës së Titos. Njëri prej tyre është gjetur diku pas orës 20:00 dhe nga ana majës së Titos rreth orës tre është dërguar në Kodrën e Diellit, e më pas në spital. Së bashku me të në spital është dërguar edhe shefi i SPB Tetovë, i cili ka pësuar lëndime trupore. Për gjetjen e personit tjetër në vendngjarje është dërguar një ekip i njësisë speciale të MPB-së nga ana tjetër, pra përmes Leshnicës dhe pas disa orësh kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë personin e dytë i cili ra nga shkëmbi”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Show More

Related Articles

Back to top button