LajmeRajon

Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar për Portin e Durrësit, Alibeaj: Po vidhni fshehurazi

Kuvendi i Shqiërisë miratoi sot procedurën e përshpejtuar për Portin e Durrësit me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Opozita ka kundërshtuar në mënyrë kategorike procedurën e përshpejtuar, duke thënë se kjo është një aferë financiare që do të kthehet në aferë korruptive.

Enkelejd Alibeaj ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit sot, përshpejtimin e procedurës që mazhoranca kërkon për miratimin e projektbuxhetit për Portin e Durrësit.

Alibeaj kërkoi që parlamenti mos të miratonte me procedurë të përshpejtuar miratimin e projketbuxhetit për Portin e Durrësit, pasi sipas tij ky projekt ka kosto marramendëse, e cila arrin në 1 miliardë e 100 milionë euro.

Një projektligj i tillë sipas Alibeajt kërkon kohë, ndërsa kërkon me insistim të transparencës së projektbuxhetit për portin e Durrësit.

Show More

Related Articles

Back to top button