LajmeMaqedoni

Zvicra dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë një marrëveshje për migracionin

Zvicra dhe Maqedonia e Veriut po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për migracionin. Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, kanë nënshkruar në Bernë një marrëveshje për migracionin.

Maqedonia e Veriut është në rrugën ballkanike të përdorur nga refugjatët dhe emigrantët që shkojnë drejt Evropës.

“Memorandumi i Mirëkuptimit krijon një kornizë për të gjitha aspektet e bashkëpunimit për migracionin midis Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë.

“Ai parashikon vendosjen e një procesi dialogu dhe reflektimi të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme midis dy vendeve, si parandalimi i migrimit të parregullt, ripranimi, nxitja e migracionit të rregullt dhe sinergjitë midis migrimit dhe zhvillimit.”

Ky është partneriteti i katërt migratorlidhje e jashtmenë Ballkanin Perëndimor dhe i teti në tërësi. Zvicra mban marrëveshje me Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Gjeorgjinë, Nigerinë, Sri Lankën dhe Tunizinë, shkruan swiss.info.ch.

Si vendi i parë pas Greqisë për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore përmes rrugës ballkanike, Maqedonia e Veriut u përball me sfida të mëdha gjatë krizës së migracionit 2015-16, shpjegoi ministri i Drejtësisë.

Tani, ajo po përballet sërish me sfida të mëdha për shkak të rigjallërimit të migracionit pas lehtësimit të masave të lidhura me COVID.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk