LajmeRajon

Vuçiq paralajmëron një takim me Macronin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim me homologun e tij francez, Emmanuel Macron në Paris të enjten.

Pasi dekoroi me medalje Nenad Gjuriqin, drejtorin e suspenduar të Stacionit Policor në Mitrovicën Veriore, Vuçiq foli për situatën në Kosovë.

Ai tha se të nesërmen do të takohet në Paris me dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe “ndoshta edhe me Macronin”.

“Të nesërmen një ditë e gjysmë do ta kaloj në Paris, ku do të takohem me Borellin dhe Lajçakun, ndoshta edhe me Macronin”, tha ai.

“Anulova vizitën time në Egjipt, në të ardhmen edhe në Katar, nuk do të mund të shkoj në hapjen e kampionatit botëror për shkak të situatës në vend. Do të shohim se çka mund të bëjmë për t’i qetësuar tensionet në Kosovë”, tha Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button