LajmeSport

Barcelona në kreun e La Ligës, edhe pas Botërorit në Katar

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë.  ‘Blaugrana’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një rivënie nga këndi.  Situata për Barcelonën u vështirësua në minutën e 31’, kur Robert Levandovski u ndëhskua me karton (i dyti i verdhë). Barca shkoi në pauzë me një gol disavantazh. Pas fundit të pjesës së parë, me karton të kuq u ndëshkua edhe ZHerard Pike, por ai ishte në bankën rezervë.

Pjesa e dytë foli në favorin e Barcelonës. Një gol i shpejtë i Pedri barazoi rezultatin në minutën e 48’. Kurse, zëvendësimet brilante të Çavi Hernandez i siguruan Barcelonës tri pikët. Një asistim brilant i Frenkie de Jong u finalizua për mrekulli nga Rafinja, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 85’.

Barcelona shkon në 37 pikë në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak. Osasuna mbetet me 23 pikë në pozitën e gjashtë.

Barca ndeshjen e radhës e luan tek në mbrëmjen e Vitit të Ri, kundër Espanjollit.

Show More

Related Articles

Back to top button