Aktorja dhe autorja Vjollca Baftiu Zylebari, ka promovuar librin e saj të parë të titulluar “Jam unë”. Libri bazohet në jetën reale të Eliza Abdiut, një vazë e re në moshë nga Gostivari me shikim të dëmtuar. Libri pos që paraqet jetën e kësaj vajze, përcjellë edhe mesazhin deri te shoqëria për ndërgjegjësim më të madh karshi personave ne nevoja ndryshe, në veçanti ata me shikim të dëmtuar dhe të verbër. Ky libër i Baftiu Zylbeari vjen pas tre vitesh nga shfaqa “Jam unë” ku poashtu protagoniste ishte Eliza dhe jeta e saj. Ndërsa shfaqa ka qenë ëndërr e Elizës, libri është ëndrra ime, thotë autorja.
“Pas sukseseve të mëdha që kishim me shfaqen “Jam unë”, e cila ishte një ëndërr shumë e madhe e Elizës dhe ne e realizuam para tre viteve, sivjet po e realizojmë ëndërrën time që ajo shfaqe të kthehet edhe në libër. Ideja ishte e bashkëshortit tim i cili më tha se pas veprës së madhe me shfaqen dhe pas gjithë atij sensibilizimi dhe vetëdijësimi, më tha se duhet ta sjellim një libër që ta shpërndajmë sa më shumë te të rinjtë tanë, te popullata jonë që sa më tepër ta lexojnë librin dhe ta kuptojnë jetën e personave me nevoja ndryshe, të kuptrojnë sfidat që ata i kalojnë gjatë jetës së tyre dhe njëkohësisht çfarë ne si shoqëri duhet të bëjmë për këta njerëz”, deklaron autorja, Vjollca Baftiu Zylbeari.
Autorja thotë se si shoqëri duhet të gjithë të jemi bashkë dhe të ndihmojmë personave me nevoja ndryshe. Ajo falenderon edhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar si për realizimin e shfaqes ashtu edhe për botimin e librit.
“Fillimisht i falenderojë kolegët dhe drejtorin e Qendrës së Pallatit për Kulturë të cilët më përkrahën për botimin e librit dhe njëkohësisht edhe ministrinë për Kulturë. Poashtu, pos që falenderojë të gjithë familjarët, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e shfaqes dhe Lizën, pasi pa të nuk do të mundeshte të realizohet shfaqa dhe libri. Faleminderit edhe të gjithë mysafirët që pranuan ftesën dhe dua këtu ta ritheksojë intervistën time të para tre viteve se nuk kemi të bëjmë me dallime partiake, dallim nacionaliteti, nuk kemi dallime të tjera, por të gjithë jemi së bashku si shoqëri që t’u ndihmojmë personave me nevoja ndryshe”, deklaron autorja, Vjollca Baftiu Zylbeari.
Protagonistja e librit “Jam unë”, tregoi edhe gjatë promovimit të librit supertalentin e saj dhe se shikimi i dëmtuar për të nuk paraqet barrierë të bëjë atë çka dëshiron në jetë. Ajo publikun e madh në numër e “dehu” me tingujt e pianos duke luajtur vetë në këtë instrument muzikorë. Duke folur për filozofinë e jetës, ajo dëshom dëshirën e hapjes së horizoneteve të reja për të dhe njerëzit si ajo. Pret që sikurse shfaqa edhe libri të bëjë jehonë.
“Një nostalgji e madhe fillimisht për skenën pastaj dhe për kujtimet që kemi këtu ku pasa tre viteve ta përsërisim shfaqen, kësaj here jo si shfaqe por si promovim i librit dhe jam tepër e emocionuar dhe nuk më dalin as fjalët dhe urojë të kalojmë bukur, të jetë surprizë e mirë për publikun edhe libri, njejtë si shfaqa”, deklaroi Eliza Abdija.
Ka qenë skeptike për librin, por duke kuptuar mesazhin e tij, ajo shprehet pro botimit dhe pret vetëdijësimin e shoqërisë për personat si ajo.
“Fillimisht ka qenë dëshirë e tetes Vjollca, unë nuk kam qenë edhe aq dakord, por pastaj duke kujtuar se ia vlenë përderisa shfaqa kishte aq interesim të madh, mendoj se edhe libri është zgjedhja e duhur”, deklaroi Eliza Abdija.
Në promovim mesin e publikut të madh në numër në Pallatin për Kulturë, kishte edhe personalitete nga jeta publike, përfaqësues nga pushteti lokal, ai qendror, shoqata që përfaqësojnë personat me shikim të dëmtuar dhe të verbër. Në promovim të librit fjalim rasti patën recenzenti Agim Musstafai, këshilltari komunal dhe kryetari i shoqatës “Realiteti”, Xhevat Fejzuli, Aslian Snopçe nga Komuna e Gostivarit dhe kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai. Botimi i librit është mbështetur nga Ministria për Kulturë dhe Pallati për Kulturë në Gostivar.