Karvani mobil parlamentar, i titulluar “Kuvendi për qytetarët”, i cili është pjesë e aktiviteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, sot ka qendruar në Gostivar. Të vendosur në sheshin e qytetit, përfaqësuesit e popullit nga Gostivar, patën mundësi të dëgjojnë drejtpërdrejtë nevojat reale të tyre. Fillimisht bashkë-qytetarët e tij i përshëndeti kryepralamentari dhe deputeti Talat Xhaferi, i cili tha se pos zyrave të deputetëve që kanë në Gostivar për të takuar banorët, edhe ky komunikim është shumë i dobëshim për shtëpinë ligjvënëse.
“Kjo është mënyra që sa më shpesh të jemi bashkë me qytetarët për faktin që puna jonë në Parlament është punë e mbyllur dhe kërkon gjithnjë të jemi prezent atje dhe deshëm apo jo, na largon nga kominikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Ky projekt në mbështetje të NDI-së, është mënyrë që koh pas kohe të dalim dhe të jemi prezent me qytetarët tanë, të rinjtë dhe nga afër të dëgjojmë çka është kërkesë dhe nevojë e përgjithshme e qytetarëve”, deklaroi Talat Xhaferi, deputet dhe kryetar i Kuvendit të RMV-së.
Ne jemi bartës i zërit të qytetarëve dhe komunikimi ke ata duhet të jetë i përkershëm, theksoi deputeti i ASH-së nga Gostivari, Halil Snopçe.
“Takime të këtilla janë të dobishme me qytetarët që në mënyrë të drejtpërdrejtë ata kanë mundësi të takohen me deputetët, të këmbejnë mendime, të parashtrojnë pyetje, etj. Në komunën e Gostivarit veç e kemi një zyrë të siguruar nga ana e Parlamentit të RMV-së ku unë si deputet i kësaj zone mund të takohem me qytetarët, mund t’i këmbejmë mendimet. Normalisht, kjo është një lloj mbykqyrje ndaj punës së deputetit sepse edhe në Parlament kemi mbykqyrje ku ne deputetët u parashtrojmë pyetje ministrave, për ekzekutivin, projektet që realizojnë, pra edhe qytetarët mund t’ua parashtojnë të njejtat pyetje deputetëve pasi ata në Parlament janë zëvendësuesit e qytetarëve”, deklaroi Halil Snopçe, deputet ASH-së nga Gostivari.
Dafina Stojanovska deputete e VMRO-DPMNE-së nga Gostivari e cila e ka mandatin e saj të dytë si deputete, foli për atë çka ajo ka bërë për qytetarët e Gostivarit si përfaqësuese e tyre.
“Mund të theksojë disa punë që si deputete jam munduar t’i përcjellë deri te Parlamenti dhe të njejtat nga Parlamenti të servohen për ju qytetarët. Nga ajo që mund të kujtohem nga mandati i kaluar është amendamenti im përmes të cilit u miratuan mjete për renovim të kulmit të shkollës fillore ‘Goce Dellçev’. Edhe vitin e kaluar poashtu kisha amendament përmes të cilit intervenova të sigurohen mjete për renovim të sallës sportive në shkollën e mesme ekonomike dhe për renovim të kulmit dhe nxemjes te Palestra sportive e qytetit ‘Rinia’. Për fat të keq ata mjete edhe pse u miratuan vitin e kaluar, ende nuk janë realizuar”, deklaroi Dafina Stojanovska deputete e VMRO-DPMNE-së nga Gostivari.
Dragoljub Filiposki, deputet i LSDM-së nga Gostivari tha se këto takime janë të vlefshme, pasi idet që dalin drejtpërdjetë nga qytetarët, pastaj më lehtë mund të realizohen nga ata përmes institucioneve shtetërore.
“Më vjen mirë që sot jemi tubuar këtu dhe e përshëndes këtë iniciativë të NDI-së, Ambasadës zvicerane dhe Kuvendit. Është mirë kur ka ide të këtilla kur i tubojmë bashkë të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe të bëhen pyetje deri te të gjithë deputetët dhe të japin ide, kurse ne përmes institucioneve do t’i realizojmë. Uroj iniciativa të këtilla të ketë më shpesh dhe idetë tauaj përmes institucioneve të realizohen”, deklaroi Dragoljub Filiposki, deputet i LSDM-së nga Gostivari.
Karvani ka për qëllim të merren njohuri për punën e Kuvendit, historinë e parlamentarizmit, procedurën legjislative dhe tema të tjera të punës së institucionit, si dhe takim i deputetëve me qytetarët. Ndryshe, fushata “Kuvendi për qytetarët” realizohet në kuadër të “Programit për Mbështetje Parlamentare”, projekt 10-vjeçar i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i njejti zbatohet nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN).