LajmeSport

Ndërpritet ndeshja Shkupi – Shkëndija, “Shvercerat” futen në fushë

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, u ndërpre në minutën e nëntë.

Shkëndija kaloi në avantazh me golin e Dashmir Elezit. Elezi më pas festoi golin duke provokuar tifozët vendas.

Kjo tensionoi situatën, me tifozët vendas “Shvercerat” që u futën në fushë për t’i sulmuar lojtarët e Shkëndijës.

Me shpejtësi ka reaguar Policia që është futur në fushë dhe ka qetësuar situatën. Për momentin, ndeshja është ndërprerë.

Shkupi dhe Shkëndija janë dy skuadra shqiptare që garojnë në elitën maqedonase. Prej kohësh, tifozët e të dyja ekipeve kanë një rivalitet të madh.

Show More

Related Articles

Back to top button