BotaLajme

Bilanci tragjik i luftës: SHBA vlerëson 200 mijë viktima ushtarake ukrainase dhe ruse

Gjenerali më i lartë amerikan Mark Milley ka vlerësuar se rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe 100 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Mark Milley tha gjithashtu se rreth 40,000 civilë kishin vdekur gjatë konfliktit.

Gjenerali i lartë Milley, i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i Presidentit Joe Biden tha se shkalla e viktimave mund të bindë Moskën dhe Kievin për nevojën për të negociuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të kushteve të motit të acartë.

“Ju po shikoni mbi 100,000 ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur. E njëjta gjë është dhe në anën ukrainase”, tha ai.

Përditësimi i fundit i Moskës në Shtator tha se vetëm 5,937 trupa ushtrake ruse ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit, me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu që hodhi poshtë raportet për një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve. Ndërkohë, vlerësimi i Gjeneralit Milley është shumë më i lartë.

Ukraina është përmbajtur kryesisht nga dhënia e shifrave të viktimave. Por në muajin Gusht, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhniy, u citua në mediat ukrainase duke thënë se 9,000 ushtarë ukrainas kishin vdekur deri atëherë./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button