Gjysma e Tetovës përfshirë edhe institucionet e rëndësishme si Spitali dhe Komuna e Tetovës kanë mbetur pa rrymë elektrike .
Sot mëngjesin e hershëm, Tetova është zgjuar pa rrymë. Siç mëson TS, një bllok i madh duke përfshirë Spitalin e Tetovës dhe Komunën janë pa rrymë. Komuna i ka lëshuar punëtorët ndërsa spitali punon në kushte ekstreme pa rrymë.
Nga EVN nuk kanë paralajmëruar, bizneset janë ankuar deri tek EVN ata thonë se lajmërimi ka qenë i publikuar në webfaqen e tyre.
Bizneset e vogla sapo kanë ndezur agregatët.