GostivarLajmeMaqedoni

Shtëpia e Shëndetit në Gostivar ndanë vendime pune për 12 punonjës

Shtëpia e Shëndetit në Gostivar ka ndarë sot vendime pune për 12 punonjës. Bëhet fjalë për 10 punëtorë shëndetësor dhe 2 vozitës.

Vendimet janë ndarë nga vetë drejtori i këtij institucioni, Dr. Jamin Sinani.

“Ju informojmë se nga ana e drejtorit Dr. Jamin Sinani pranë IPSH Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, sot u bë procedura për ndarjen e vendimeve të punës në kohë të pacaktuar për 10 punëtorë shëndetësor dhe 2 vozitës: 5 doktorë të mjekësis; 5 motra medicinale dhe 2 vozitës. Drejtori Dr. Jamin Sinani përgëzoj punëtorët shëndetësor për marrjen e vendimeve të punës në kohë të pacaktuar duke shtuar se ky akt duhet të shërben si motiv më tepër për përkushtimin e tyre në punën profesionale”, thuhet në njoftimin e IPSH, Shtëpia e Shëndetit në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button