Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt, informoi të mërkurën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
Përveç vdekjeve dhe viktimave, të paktën 1937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, u bë e ditur në deklaratën e prokurorit.
Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktima në vendet ku “armiqësitë aktive” janë në vazhdim dhe në ato të pushtuara nga forcat ruse, shkruan CNN.
1 qershori është Dita ndërkombëtare e fëmijëve./21Media/