Qeveria zvicerane vë veton ndaj kërkesës daneze për të dërguar automjete të blinduara në Ukrainë
Qeveria e Zvicrës ka vënë veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar automjete të blinduar të prodhimit zviceran në Ukrainë, njoftoi sot transmetuesi zviceran SRF.
Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë ofertën e Danimarkës për të ofruar rreth 20 automjete luftarake këmbësorie Piranha III për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë dhe përmendi politikën e saj të neutralitetit për të mos furnizuar me armë zonat e konfliktit.
Zvicra kërkon që vendet e huaja që blejnë armë zvicerane të kërkojnë leje për t’i rieksportuar ato. Në prill, qeveria vuri veton ndaj rieksportit të municioneve të prodhimit zviceran të përdorur në tanket kundërajrore që Gjermania po dërgon në Ukrainë.
Zvicra ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Polonisë për armë për të ndihmuar Ukrainën fqinje. Megjithatë, në një lëvizje të paprecedentë në fillim të këtij viti, Zvicra braktisi pozicionin e saj historikisht neutral në çështjet e jashtme dhe ra dakord të vendosë sanksione kundër Rusisë. /abcnews.al/