BotaLajme

Media ruse kërcënon SHBA-në: Do shkatërrojmë të gjithë bregun Lindor dhe Perëndimor me 4 raketa

Media shtetërore ruse ka lëshuar një kërcënim ndaj SHBA-së, duke thënë se Putini mund të zhdukë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor të SHBA-së, me vetëm 4 raketa, sipas Daily Mail.

Sipas Alexei Zhuralev, një anëtar i parlamentit rus tha se nuk do të mbetet asgjë nga gjiret e këtyre plazheve nëse përdoren armët bërthamore. Zhuravlev më pas kërcënoi se do të asgjesonte 2 milionë ukrainas duke i përshkruar ata si nazistë që nuk do të binden kurrë të mbështesin luftën e Rusisë.

“Ne mund të shkatërrojmë të gjithë Bregun Linor të SHBA-së me vetëm dy raketa bërthamore dhe dy të tjera do i përdorim për Bregun Perëndimor. Katër raketa dhe nuk do të mbetet asgjë.

Kremlini nuk e ka lëshuar ende një kërcënim të tillë, por Putin ka paralajmëruar se vendet që ‘ndërhyjnë’ në Ukrainë do të përballen me ‘pasoja që bota si ka parë më herët’.

Kjo nuk është hera e parë që media shtetërore ruse ka kërcënuar se do të zhdukë Ukrainën në të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak’ të Putinit, por ajo shton prova të tjera për atë që disa liderë botërorë e kanë përshkruar si ‘gjenocid’, raporton abcnews.al.

Show More

Related Articles

Back to top button