LajmeMaqedoni

Pushteti lavdërohet, por çmimi i bukës mbetet i shtrenjtë

Qeveria lavdërohet se masat e saj anti-krizë po japin rezultate, sidomos në uljen e çmimit të bukës. Por situata në terren është krejtësisht ndryshe. Çmimi i bukës mbetet i shtrenjtë dhe nuk ka pësuar kurrfarë ulje. Në rafte buka shitet nga 40 e deri mbi 60 denarë. Qytetarët thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme.
“Nga Qeveria lavdërohen se masat po japin efekt dhe çmimi i bukës është ulur në rreth 30 denarë, megjithatë situata në terren paraqitet ndryshe…”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare e Alsat.

Buka sa është ?
“40 denarë”.

Më falni buka sa është ?
“45 denarë”.

Çmimi i bukës vazhdon të mbeten i njëjtë, një bukë kushton më së paku 40 denarë, ndërsa varësisht prej llojit, ky çmim mund të shkojë deri në mbi 60 denarë. Informacionet që kanë arritur në redaksinë e televizionit Alsat, thonë se ka pasur aksion për lloj të caktuar të bukës, që kanë qenë rezultat i uljes që e ka ofruar një kompani dhe nuk ka të bëjë aspak me zbritje të çmimit si pasojë e masave të Qeverisë. Por pushteti edhe këtë aksion e ka përvetësuar, duke u lavdëruar se masat po japin rezultate. Qytetarët thonë se janë të zhgënjyer dhe se me këto çmime aspak nuk mund të mbijetojnë.

“Është rritur çmimi i të gjitha produkteve, jo vetëm i bukës…Qeveria duhet të mendon pak për popullin, populli është I zhgënjyer, absolutisht çmimet janë shumë të larta, nuk mund të mbijetojnë”.

“Duhet të ulet çmimi I bukës… ”.

“Do të shohim, ndoshta do të japin ndoshta jo, do të shohim… 2:27 Vërtetë është çmimi shumë I lartë, për bukë vërtetë është çmim I lartë”.

Si pasojë e krizës ekonomike, çmimet e produkteve ushqimore bazë brenda vitit janë rritur për rreth 32 për qind, produkte të caktuara siç janë: buka, mielli, vaji, qumështi kanë pasur shtrenjtim mbi 100 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave shporta e konsumatorëve tashmë ka arritur mbi 51 mijë denarë, që është më shumë se paga mesatare dhe pothuajse trefish më shumë se paga minimale. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button