LajmeRajon

Arrestohet 24 vjeçari, dyshohet se vodhi barna dhe pajisje në vlerë prej 2 mijë euro

Një person është arrestuar sot, pasi ai dyshohet se para dy ditësh ka kryer një vjedhje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka vjedhur barna dhe disa pajisje në një depo, në vlerë prej 2 mijë euro .

Në njoftimin e Policisë, i dyshuari është S.K, 24 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 07.11.2022.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë barna dhe disa pajisje ( në total arrinjë një vlerë rreth 2000 euro)

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë personin e dyshuar:

– S.K. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Show More

Related Articles

Back to top button