LajmeRajon

Tensionet Kosovë-Serbi, Borrell pret në Paris Kurtin dhe Vuçiçin, takimet do të jenë të ndara

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, do të zhvillojë sot takime të ndara në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi për takimin e Borrellit me Kurtin dhe Vuçiçin është bërë i ditur nga vetë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button