Uragani Agatha ka shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu, nga të cilat vdiqën 10 njerëz dhe rreth 20 të tjerë u zhdukën, bëri të ditur gjatë të martës guvernatori i shtetit jugor të Oaxacas në Meksikë.
Alejandro Murat tha se lumenjtë dolën nga shtrati dhe me vete morën disa njerëz të cilët ndodheshin brenda shtëpive të tyre, ndërsa të tjerët u “varrosën të gjallë” nën baltë dhe gurë.
“Janë dy arsye kryesore për vdekjet. Lumenjtë që dolën nga shtrati i tyre, dhe në anën tjetër, kishte edhe rrëshqitje dheu”, deklaroi Murat për mediat lokale, transmeton Telegrafi.
Murat tha se numri më i madh i vdekjeve është në disa qytete të vogla dhe nëpër male, dhe se vdekjet u shkaktuan vetëm në brendësi të Meksikës dhe jo në ishujt e këtij shteti, duke shtuar se u raportuan edhe tre fëmijë të zhdukur afër një resorti turistik në Huatulco.
Agatha u bë uragani më i fortë që goditi brigjet e Meksikës, gjatë muajit maj në sezonin e uraganeve të Paqësorit lindor. /Telegrafi/