LajmeMaqedoni

Presidenti Pendarovski në Forumin e paqes në Paris

Presidenti Stevo Pendarovski sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Francës ku do të marrë pjesë në edicionin e 5-të të Forumit të paqes në Paris, njofton kabineti i tij.

Pendarovski do të marrë pjesë në hapjen solemne të forumit të titulluar “Dalja nga multikriza” dhe do të mbajë fjalim në panelin ku do të diskutohet për krizën gjeopolitike, si dhe do të marrë pjesë në panelin “Universalizmi i shkaktuar nga lufta në Ukrainë” në të cilën do të flasë presidenti francez Emanuel Makron.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e paqes, është paraparë që presidenti Pendarovski të ketë takime me presidentët e Estonisë, Rumanisë, Konfederatës zvicerane dhe Hungarisë, si dhe të marrë pjesë në një darkë pune në kuadër të Forumit ku nikoqir është presidenti francez Emanuel Makron.

Show More

Related Articles

Back to top button