LajmeMaqedoni

Paga minimale në mars do të arrijë deri 20.000 denarë

Me modelin e vendosur për rritjen e pagës minimale në mars të ardhshëm ajo do të rritet për 10% dhe do të arrijë gati 20.000 denarë, njoftoi sot në një konferencë për media Sanella Shkrijelj nga radhët e LSDM-së.

Deputetja thotë se Buxheti për vitin 2023 është buxheti i parë që është në përputhje me Ligjin e ri për Buxhetet, të cilin e kemi miratuar këtu në Kuvend dhe ka për qëllim tejkalimin e sfidave të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

“Paga minimale në mars të këtij viti ishte 15.200 denarë, që do të thotë se vetëm për një vit kalendarik do të rritet për mbi 30 për qind. 12.5 miliardë denarë janë planifikuar edhe për pagesën e kompensimeve për mbrojtje sociale të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Me Buxhetin për vitin 2023 fokusi është vendosur te investimet kapitale. Shpenzimet kapitale janë në nivel prej 48.9 miliardë denarë ose afro 800 milionë euro, të dedikuara për projekte kapitale, përkatësisht rreth 52.3% më të larta se parashikimi për vitin 2022”, theksoi ndër të tjera Shkrijelj.

Show More

Related Articles

Back to top button