LajmeMaqedoni

Osmani për vizitë në Letoni

Me vizitën në Letoni, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot e vazhdon turneun e tij treditor në Baltik.

Në Riga, Osmani, siç është paralajmëruar do të takohet me shefin e diplomacisë letoneze, Edgars Rinkeviçs dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Riçard Kols, si dhe me ushtarë të vendit tonë që janë pjesë e kontingjentit slloven në misionin e NATO-s me prani të përforcuar në Letoni.

Osmani turneun e tij e ka nisur në Lituani, ndërsa dje ka vizituar Estoninë.

Në fokus të takimeve të Osmanit kanë qenë situatat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesi i integrimit evropian të vendit, sfidat që dalin nga lufta në Ukrainë si dhe roli i Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë dhe Estonisë si anëtare të NATO-s.

Show More

Related Articles

Back to top button