LajmeRajon

Ramush Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të AAK-së.

Nuk është bërë ende e ditur se cila do të jetë tema e konferencës për media, por Haradinaj ka qenë kritik i ashpër i qeverisë Kurti pas zhvillimeve të fundit në vend.
Konferenca do të fillojë në ora 13:00.

Kreu i AAK-së tashmë disa herë ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta shtyjë afatin për targa, siç po kërkojnë aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj dje në seancën e Kuvendit ka prezantuar edhe disa hapa që mund të çojnë në zhbllokimin e situatës pas largimit të serbëve nga insitucionet.

Ndër të tjera, ai ka thënë se do të kërkojnë samit disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Show More

Related Articles

Back to top button