BotaLajme

​Koreja e Jugut i shet armë SHBA-së për Ukrainën

Koreja e Jugut do të shesë për herë të parë predha artilerie të destinuara për forcat ukrainase, përmes një marrëveshjeje konfidenciale armësh midis Seulit dhe Uashingtonit, një lëvizje që pasqyron një përleshje globale për municione pas disa muajsh lufte me Rusinë, sipas “The Wall Street Journal”.

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA-ja do të blejë 100 000 predha të municioneve të artilerisë 155 milimetra që do t’i dërgohen Ukrainës, të mjaftueshme për të furnizuar njësitë e artilerisë së Ukrainës për të paktën disa javë luftime intensive.

Shpërndarja e marrëveshjes përmes SHBA-së i lejon Koresë së Jugut t’i përmbahet dokumentit së angazhimit të saj publik për të mos dërguar mbështetje vdekjeprurëse ushtarake në Ukrainë, ndërsa ndihmon Uashingtonin, aleatin kryesor të Seulit.

Armët e ofruara nga Koreja e Jugut do t’i mundësojnë SHBA-së të furnizojë ukrainasit pa prekur stoqet amerikane të predhave të artilerisë, të cilat zyrtarët amerikanë thanë se po pakësohen me shpejtësi.

Në gusht, rezervat e predhave të artilerisë amerikane 155 milimetra ranë në nivele shqetësuese për Pentagonin, pasi Ukraina u angazhua në luftime të ashpra artilerie me forcat ruse.

Show More

Related Articles

Back to top button