BotaLajme

Granatohen pozicionet e armatës së Azerbajxhanit të sistemuar në kufirin me Armeninë

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit sot ka bërë të ditur se janë granatuar pozicione të forcave të armatosura të vendit të sistemuar në kufirin me Armeninë.

Në komunikatë precizohet se mbrëmë njësitet e forcave të armatosura i kanë sulmuar pozicionet e armatës azerbajxhanase në drejtim të lagjeve Agdam Tovuz dhe Zejlik në zonën Kelbaxhar.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se pala azerbajxhanase ka ndërmarrë masa për kundërpërgjigje.

Në fund të shtatorit të vitit 2020 janë intensifikuar veprimet ushtarake në Nagarno Karabah, si dhe vazhdim i konfliktit shumëvjeçar, që ka sjellë deri në viktima civilë.

Me ndërmjetësim të Moskës, Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur armëpushim të plotë, si dhe shkëmbim të pengjeve dhe trupave të të vdekurve.

Show More

Related Articles

Back to top button