LajmeRajon

Sherri në Kuvend/ Përjashtim 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet për Leskajn dhe Palokën

Deputetët Bujar Leskaj dhe Edi Paloka përjashtohen 10 ditë nga pjesëmarrja në kuvend dhe komisione, pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët  Leskaj dhe Paloka.

“Në drejtimin Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka”, sipas njoftimit.

Të enjten në parlament ndodhi një incident mes dy deputetëve të partisë demokratike të cilët u përplasën verbalisht me kryeministrin.

Ata përdorën një fjalor jo të përshtatshëm për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Menjëherë pas përplasjes Edi Rama i kërkoi kreut të Kuvendit Lindita Nikolla që t’i përjashtojë deputetët e PD-së nga parlamenti.

Për incidentin Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale quan një histori të sajuar dhe shkruan se bashkë me kolegun Leskaj, iu përgjigj provokimit të Ramës.

Show More

Related Articles

Back to top button