LajmeMaqedoni

“Besa” kërkon zgjedhje të parakohshme! Zendeli: Janë shpresa e vetme për qytetarët! (Video)

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mundësia e vetme për ta kthyer shpresën e humbur te qytetarët. Në një prononcim për gazetën LAJM, Zendeli akuzoi Qeverinë aktuale për mungesë kapacitetesh për tu përballur me sfidat e shumta para të cilave ndodhet vendi.

“Ne jemi parti opozitare, jemi që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme, jo që vetëm se jemi parti opozitare por edhe vlerësojmë se situata politike në vend është e tillë. Kemi një qeveri e cila nuk ka kapacitet të ballafaqohet me sfidat e momentit që i kemi, me krizën ekonomike, me krizën energjetike, me integrimet evropiane, marrëdhëniet e brendshme dhe vlerësojmë që janë të plotsuara kushtet që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa./Gazeta LAJM

Show More

Related Articles

Back to top button