Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) sot i janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj.
Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani.
“Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që të merrni pjesë në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, ka thënë Mehaj.