Sipas gazetës ‘Marca’ Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Anglia për t’u transferuar në Francë.
Pas dështimit për të lënë përshtypje tek menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Ten Haag, sulmuesi portugez tashmë është duke menduar aventurën e radhës në karrierën e tij të bujshme.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit po e mendon largimin nga ‘Old Traffordi’, dhe ai e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit te PSG-ja.
Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ku ai pritet të luajë në stadiumin e PSG-së.
“E shoh vetën duke luajtur në ‘Parc des Princes’, para 50 mijë tifozëve portugez. Do të ishte fantastike”, tha 37-vjeçari.