LajmeMaqedoni

MPB Maqedoni: Edhe denoncimet e sotme për bomba ishin të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se janë të rreme denoncimet e sotme për bomba në katër shkolla në territorin e Shkupit.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimet e sotme se katër shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button