LajmeMaqedoni

Tetovë/ Pllakë përkujtimore në vendin tragjik

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi, tha se në vijim e sipër është procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjë largimin e objektit, ndërsa planifikohet që të vendoset edhe një pllakë përkujtimore në vendin ku u dogjën 14 pacientë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka thënë se në muajin shkurt, në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës do të nisë të funksionojë qendra urgjente. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar 12 vite që kur është ndërtuar objekti I ri, megjithatë një pjesë e saj e cila ishte dedikuar për urgjencën nuk është funksionalizuar. Ai tha se urgjenca deri në fund të muajit dhjetor do të pajisjet me aparate më moderne në vend, ndërsa në muajin janar do të jetë në shërbim të qytetarëve.“Lëshimi I urgjencës në përdorim vërtetë është nevojë urgjente në këtë rajon. Në këtë drejtim, unë këtë spital e kam vizituar 12 herë dhe gjitha përgatitjet tona për funksionalizimin e këtij reparti shkon në drejtim të furnizimit me pajisje më modern në vendin tonë. Këtë e bëjmë me Bankën Botërore, ku marrëveshja është nënshkruar para dy jave, furnizimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor, ndërsa instalimi I pajisjeve do të jetë në muajin janar. Unë besoj se deri në muajin shkurt do të kemi promovim të këtij reparti”, tha Ministri Bekim Sali.

Në ndërkohë, sa i përket largimit të mbetjeve të Spitalit Modular që u përfshi nga zjarri ku humbën jetën 14 pacientë, Sali, tha se janë duke ndjekur procedurat dhe pasi që të përfundojnë procedurat e njëjta do të largohet. “Për shkak të respektimit të të gjitha procedurave për largimin e një pajisje e cila është pronë e Spitalit të Tetovës. E dini, procedurat janë të gjata, shpesh herë për shkak të paqartësive mes institucionet se cila i ka ingerencat, për shkak të rastit specifik, ne nuk mund të merrnim leje nga prokuroria. Pas marrjes së lejes, ne e kishim fazën e prokurorimit, në fakt angazhimin e kompanisë e cila do të merr mbi vete tërheqjen e këtyre mbeturinave”, tha Ministrisë I Shëndetësisë, Bekim Sali.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi tha se në vijim e sipër është procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjë largimin e objektit. Planifikohet që të vendoset edhe një pllakë përkujtimore. “Jemi në fazën e fundit të përzgjedhjes së kompanisë, tre ofertues janë paraqitur. Pra janë procedura të prokurorimit dhe janë çështje të cilëve edhe ne si institucion duhet t`iu nënshtrohemi. Nga tre ofertuesit, ne do përzgjedhim njërin prej tyre që do të bëjë largimin e mbetjeve, që për fat të keq mbetet dhimbja jonë më e madhe. Parashohim që të kemi një pllakë përkujtimore”, tha drejtori Elezi. Largimi i mbetjeve të Spitalit Modular në Tetovë është një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Tetovës. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë siguroi edhe njëherë se edhe përkundër krizës energjetike, institucionet shëndetësore nuk do të kenë problem me furnizimin me rrymë elektrike dhe nxemje. Ai tha se në këtë drejtim qytetarët duhet të jenë të qetë, kurse apeloi deri tek drejtorët e Spitaleve dhe institucioneve shëndetësore, si dhe të gjithë punëtorët shëndetësorë që të përkushtohen më shumë për kursim të energjisë elektrike. Këto komente janë bërë gjatë një donacioni që Agjencioni nga Turqia TIKA, i ka bërë spitalit klinik të Tetovës, në vlerë prej 61 mijë euro. Bëhet fjalë për aparate të kirurgjisë torakale. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button