GostivarLajme

Dita Botërore e Diabetit, SHMKM e shënoi me aksion për matjen e sheqerit dhe aktivitete tjera shkollore

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë kanë zhvilluar aksion skriningu për zbulim të sheqerit në gjak për kalimtarët e rastit në sheshin e qytetit të Gostivarit. Ky aktivitet ka ardhur në prag të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, e cila shënohet çdo vitë me datë 14 Nëntor. Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe Lidhja e diabetikëve në Maqedoni. Ndërsa në shesh matej sheqeri në gjak, te shkolla e mjekësisë udhëheqësia ka shpërndarë mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij aktiviteti. Me këtë rast, nxënësja Elmedina Stafai duke sqaruar se çfarë sëmundje është diabeti, theksoi se në vendin tonë ka 120 mijë persona që vuajnë nga diabeti, kurse një e treta e tyre trajtohen me insulin.

Elbash Abazi, drejtor i SHMKM nënvizoi se si shkollë gjithmonë do të jenë në gatishmëri për organizime nga të cilat drejtpërdrejtë përfitojnë qytetarët e Gostivarit. Ai falenderoi edhe bashkëpunëtorët që kishin ndihmuar në realizim të këtij aktiviteti.

Dime Velev, kryetar i Lidhjes së diabetikëve të Maqedonisë uroi që ky bashkëpunim që ka nisur me shkollën e mesme të mjekësisë në Gostivar para dy vitesh, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund, të pranishmit kanë ndjekur edhe një video material të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle i cili fliste mbi komplikimet që shkakton diabeti tek njerëzit me sëmundje kardiovaskulare.

Show More

Related Articles

Back to top button